“Më ndihmoni”/ Video drithëruese, gratë afgane mes ngashërimash u luten trupave amerikanë t’i shpëtojnë

Një tjetër video nga Afganistani po përhapet gjerësisht në rrjet. ‘Pushtimi’ nga talebani ka bërë që afganët të braktisin strehat e tyre.

Aeroporti i Kabulit, shihet si pika kryesore për të dalë nga vendi. Atje ndodhen aktualisht mijëra njerëz, që presin me dëshpërim radhën për t’u larguar.

Në pamjet e publikuara nga Daily Mail, shihen disa vajza, teksa zgjasin duart përtej kangjellave të hekurta dhe i luten ushtarëve amerikanë për ndihmë.

Ndërkohë, në sfond dëgjohen armët e përdorura nga talebanët, ndaj kujtdo që nuk i bindet urdhrave të tyre. Aktualisht, aeroporti i Kabulit është rrethuar nga ushtarët talebanas dhe e vetmja mundësi për t’u larguar nga vendi islamik, është nëpërmjet provincave.