“Më trafikuan dhe përdhunuan 13 vjeçe”, Miss Kosova tregon historinë e trishtë: Babi është në burg sepse më shpëtoi mua

19-vjeçarja nga Gjilani, Tuti Sejdiu arriti që të “rrëmbente” kurorën e më të bukurës së Kosovës. Pasi mori çmimin, bukuroshja kosovare tha se kurorën ia dedikon babait të saj, i cili ndodhet në burg. Së fundmi në një intervistë të dhënë ajo ka treguar një pjesë shumë të trishtë të jetës së saj. Sejdiu zbuloi se gjashtë vite më parë është trafikuar në Serbi nga një person që jetonte përballë shtëpisë së saj dhe është përdhunuar nga njerëz të ndryshëm.

Tuti tregoi se i ati kërkoi ndihmë në të gjitha institucionet për gjetjen e saj dhe për këtë arsye sot ndodhet në burg. Gjatë intervistës ajo shtoi se trafikuesi i saj dhe përdhunuesit janë të lirë dhe gjatë gjithë kohës merr kërcënime të ndryshme. Ndër të tjerash tha se do të vazhdojë të luftojë për të vendosur drejtësi për të atin edhe pse është tepër e vështirë pasi familjarët e trafikuesit punojnë në institucionet e drejtësisë dhe ndërhyjnë që të mos lirohet.