KPK hap sytë/ Shkarkon nga detyra gjyqtarin e Vlorës, Albert Spiro, mori rryshfet nga krimineli Helidon Gjikoka që grabiti ‘Ambla Dhërmi’

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi ditën e djeshme nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, Albert Spiro. Vendimi në KPK për gjyqtarin Spiro u mor nga trupa gjykuese e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Pamela Qirko dhe Etleda Çiftja. Gjyqtari Spiro nuk arriti të kalojë filtrin e Vetingut sa i përket problemeve me pasurinë e tij.
Albert Spiro e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 si gjyqtar në Gjykatën e Tepelenës. Prej vitit 2006, Spiro e ushtron funksionin në Gjykatën e Rrethit të Vlorës.

Kujtojmë se ky pseudo-gjyqtar është kallëzuar në SPAK për veprën penale “Korrupsion”, pasi ka indicie të plota, se është i përfshirë në krimin e manipulimit të procesit gjyqësor-penal, për dosjen pronësore të “Resort Ambla- Dhërmi”, me qëllim favorizimin e kriminelit famëkeq, Helidon Gjikoka.

Interesimi i Albert Spiros, për të pasur në dorë personalisht dosjen “Çështja Penale Nr. 1228”; tregon se Helidon Jorgo Gjikoka, i paska shpëtuar drejtësisë në Vlorës për shkak të ndihmës që ka marr nga ky gjykatës. Gjatë këtij procesi gjyqësor vendimi duhej shpallur në orën 11:00, por krye-gjyqtari Albert Spiro, vendosi që vendimi të shpallej në orën 14:15’, si kohë presioni e garancie për të marrë rryshfetin nga Gjikoka.

Pasuria e tij e madhe në para e apartamente në Gjirokastër, Vlorë e së fundi në Tiranë, sipas tij vjen prej punës stallier si emigrant në Greqi për 4 vite në moshën 30-34 vjeç por ky është një fallcitet i madh.

Në qershor të këtij viti, gjyqtari Spiro u akuzua nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi për lirimin nga qelia të Edison Begajt, një person me precedentë të mëparshëm penalë. Gjykata e Vlorës u përgjigj se masa e “arrestit shtëpiak” ishte kërkuar nga prokurori.