Menjëherë pas tërmetit tragjik, Bashar al-Assad shfrytëzon kaosin dhe bombardon qytetin sirian të kontrolluar nga rebelët

Qeveria siriane bombardoi një zonë të vendit të kontrolluar nga opozita menjëherë pas tërmetit tragjik që deri më tani i ka marrë jetën mbi 5.000 personave, sipas qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.

Presidenti Bashar al-Assad nisi një “sulm vërtet të pamëshirshëm” në Marea, një qytet në Sirinë veriperëndimore të prekur nga tërmeti, tha deputetja Alicia Kearns, e cila kryeson Komitetin e Punëve të Jashtme.

Sekretari i Jashtëm, James Cleverly kritikoi regjimin e Asadit për “bombardimin plotësisht të papranueshëm”.

Cleverly tha: Zonja Kearns ka absolutisht të drejtë kur dënoi bombardimet plotësisht të papranueshme të zonave menjëherë pas kësaj fatkeqësie natyrore.

Fatkeqësisht, kjo flet për një model sjelljeje të gjatë nga regjimi i Asadit, një regjim që ne e dënojmë dhe e kemi sanksionuar duke punuar me miqtë dhe partnerët tanë ndërkombëtarë për të parandaluar shfaqjen e sjelljeve të tilla.”

Pjesa më e madhe e Sirisë është shkatërruar nga vitet e luftës civile dhe kontrolli i kontestuar i territoreve pranë kufirit me Turqinë.