Merkel dëshiron të bëjë një pushim të vërtetë pas përfundimit të mandateve të saj.
“Unë nuk do ta pranoj menjëherë ftesën e radhës sepse do të kem frikë se nuk do të kem asgjë për të bërë dhe askush nuk do të më dëshirojë më,” tha kancelarja gjatë vizitës së saj në Uashington.
Ajo qeverisi Gjermaninë për 16 vite dhe mesa duket do të dëshironte të rikuperohej nga lodhja qëndruarit aq vite në pushtet. Në fund të shtatorit, Angela Merkel nuk do të shërbejë më si kancelare. Ajo ka qeverisur Gjermaninë që nga viti 2005 dhe nuk kandidon përsëri për zgjedhjet federale të 26 shtatorit.