Vjedhja nga Kreshnik Hajdari dhe shoqëria “Salillari” nuk njeh limite / përfundojnë sërish në prokurori sëbashku me Shoqërinë “FLED” shpk

Na ana jonë ju është treguar se si është bërë afera korruptive me një tender “të pisët” e fals, dhënë në muajin janar 2021 nga kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari, në favor të oligarkut Pëllumb Salillari,në lidhje me dhënien e një leje dhe një tenderi për gjoja ujsjellës fshatin Sinec në zonën e Lumasit.
Bëhet fjalë, për tenderin e ujësjellësit Lumas e disa fshatrave të tjerë, me vlerë 4.2 milionë Euro; me të cilin, oligarku Salillari, kërkon t’u marrë ujin e tokave banorëve të fshatit Sinec.
Këtë marifet të Salillarit e ka lejuar dhe mbështetur kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari; por kanë reaguar banorët e fshatit, të cilët protestuan në mbrojtje të ujit, me të cilin vadisin 150 ha toka bujqësore.
Tenderi 4.2 milionë Euro është korruptiv e qokë për të mbushur thasët e oligarkut Salillari, mbasi sipas informaconit konfidencial nga Ujësjellës-Kanalizime Kuçovë, zona e Lumasit nuk ka nevojë për ujësjellës tjetër, sepse aktualisht ka 7 ujësjellësa me kapacitet përballues të nevojave.
Saktësojmë, se për këtë investim, nuk është bërë asnjë konsultim paraprak me banorët e zonës , mirëpo dy pazaraxhinjt Pëllumb Salillari e Kreshnik Hajdari; kanë siguruar një raport vlerësimi e konsultimi fals, siç siguruan dhe gatishmërinë e policisë për të rrahur banorët e fshatit Sinec.
Nuk mjafton vjedhja prej 4.2 milionë Euro, por shoqëria Salillari kapet mat duke vjedhur në cilësinë e punimeve, të cilat janë bërë me material skarco dhe të një cilësie të dobët dhe kjo është e faktuar me zë dhe figurë.
Duke qënë se banorët e Lumasit nuk i ndahen këmba këmbës tenderit dhe vjedhjes korruptive të 4.2 milionë Eurove nga shoqëria Salillari e cila ka vendosur në këtë investim material të një cilësie të dobët.
Duke qënë se banorët e Lumasit kanë bërë kallzim për bandën, korruptive të përbërë nga kryebashkiaku i Kuçovës Kreshnik Hajdari, Blendi Klosi dhe fatorinoja Pëllumb Salillari dhe duke qënë përpara faktit se do të hyjë në lupën e “SPAK”, filloi të shkulur tubacionin e të cilin e kishte vendosur më parë dhe të cilat ishin skarco.
Për këtë fakt nga an e përfaqsisë së fshatit Lumas është bërë një kallzim tjetër penal në krimin ekonomik Berat, ku është konstatuar fakti i kësaj vjedhje për të cilën nuk do të ishtë zbuluar kurrë nëse nuk do të ndodheshin përpara faktit të vendosshmërisë së fshatit lumas për të goditur bandën kriminale të mësipërme.