Kreu i Shtetit ka publikuar në facebook momentin kur në Kuvend foli deputeti Selami Jenisheri. Ai u ngatërrua dhe tha se “do i dalim zot nipërve dhe mbesave tonë pensionistë”.
Meta duket i pashqetësuar nga vendimi i parlamentit, duke lënë të kuptohet me postimin e tij se deputetët që kanë votuar për shkarkimin e tij, pra deputetët që e përbëjnë kuvendin, nuk janë në nivelin e duhur.
Selami Jenisheri tha sot në Kuvend se Meta ka shkelur rëndë kushtetutën dhe disa nene të saj.