Këshilli i Lartë Gjyqësor, ka vënë në krye të gjykatës së Elbasanit, gjyqtaren Matilda Fetau.
Fetau është komanduar në krye të Gjykatës së Elbasanit pas shkarkimit të Enkeleda Kapedanit, pas videove skandaloze që iu publikuan në aplikacionin “Tik Tok”.
Kujtojmë që Fetau ishte në garë për kyetare të kësaj Gjykate, pas dorëheqjes së gjyqtarit Zihni Shahu.
Atë kohë në garë ishte gjyqtarja Pajtime Fetahu, Matilda Fetau dhe Enkeleda Kapedani. Enkeleda Kapedani mori 4 vota, gjithashtu Matilda Fetau moti 4 vota, por u zgjodh fituese Kapedani për shkak të vjetërsisë së punës me dy vite më tepër.
Kujtojmë që Kapedani është shkarkua nga detyra pak ditë më parë, pas videove që i dolën në media, ku shfaqej duke bërë sfilandë në zyrat e gjykatës dhe duke dëgjuar muzikë “gangsta”.