Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, u paraqit sot për të parë nga afër gjëndjen në Obot të Shkodres, atje ku situata paraqitet më e rëndë për shkak të përmbytjeve të ditëve të fundit.
Sipas Peleshit situata është e qëndrueshme, dhe se në datë 11 pritet një intensifikim I reshjeve, ku aktualisht janë marrë të gjitha masat paraprake. Sipas Ministrit të Mbrojtjes, e rëndësishme është që të mos përmbytet fusha e Bushatit.
“Nuk ka tërheqje të ujërave, pasi zona është nën nivel. Era që po fryn po përshpejton çuarjen e ujërave drejt detit.
Pozitive është që nuk ka reshje. E rëndësishme është që të mos kemi përmbytje në fushën e Bushatit në Shkodër dhe këtë do ta evitojmë.
Reshjet do të shtohen pasnesër. Kaskada po menaxhohet si duhet.
Në datën 11 intensiteti maksimal i reshjeve, por shpresojmë që situata nuk do të përkeqësohet më tej.
Ne jemi të gjithë në gatishmëri”, u shpreh ministri.
Po ashtu, reshjet e shiut të ditëve të fundit, shkaktuan prurje të mëdha në Mat, Drin e Gjadër, duke nxjerrë lumejntë nga shtrati dhe duke mbuluar fushen e Zadrimës me ujë,
Disa fshatra mbeten akoma të izoluar, si Blinishti, Fishta dhe Nenshati. Shumë fshatra të tjera kanë problematikë në lëvizshmëri pasi rrugët janë të mbuluara me ujë. Nga Zeliha Koldashi