Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së kanë zhvilluar takimin e fundit për të përcaktuar zonat se ku ato do të monotirojnë.
“Sot Shefat e Misioneve të #BE-së në #Shqipëri u takuan përsëri për të përfunduar përgatitjet në funksion të zgjedhjeve të së dielës. Vëzhgimi diplomatik i BE-së do të ketë 50 ekipe në qendrat e votimit në të gjithë Shqipërinë gjatë procesit të votimit dhe numërimit, në mbështetje të Misionit të OSCE/ODIHR”, shkruan ambasadori i BE-së Luigi Soreca.