Morën peng avionin dhe arrestuan gazetarin/ Reagon për herë të parë Lukashenko: Kishte rrezik për bombë..

Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko ka reaguar për herë të parë pas incidentit me një aeroplan civil që u detyrua të ulej në Minsk, ku u arrestua një nga pasagjerët, gazetar kritik i qeverisë bjelloruse.

Lukashenko insistoi se aeroplani nuk u detyrua të ulej në Minsk, edhe pse u shoqërua nga avionë luftarakë. Ai tha se kishte vërtet një alarm për bombë në bordin e aeroplanit të “Ryanair”, alarm që u lëshua nga Zvicra.

Menjëherë pasi fluturimi i aeroplanit të nisur nga Greqia drejt Lituanisë u devijua për në Minsk, autoritetet arrestuan aktivistin dhe gazetarin anti-regjimit të Lukashenkos, Raman Pratasevich.

Lukashenko, i cili tashmë ka marrë pseudonimin “diktatori i fundit i Europës” tha se lajmet për marrjen peng të aeroplanit janë fabrikime të perëndimit.