Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka kërkuar nisjen e procedimit penal ndaj anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor Alban Toro.
Mësohet se Toro akuzohet se është zgjedhur anëtar i KLGJ-së duke falsifikuar dokumente dhe duke gënjyer Kuvendin.
Alban Toro është një nga 11 anëtarët e KLGJ-së, i cili vjen nga radhët e avokatisë. Si i tillë ai duhet të mbante mbi supe një eksperiencë të paktën 10-vjeçare pa ndërprerje si avokat.
Këtë kriter Alban Toro nuk e përmbushte dhe bazuar ne nenin 19, gërma ” d”, të ligjit nr 115/2016, anëtarët e KLGJ-së që vijnë nga avokatia duhet të kenë 15 vjet përvojë pune në profesion si jurist, nga të cilat të paktën 10 vitet e fundit të kenë ushtruar profesionin e avokatit pa ndërprerje.