Moti i keq “gjunjëzon” Greqinë/ Të vdekur nga i ftohti

Greqia është goditur rëndë nga vala e motit ekstrem, që ka përfshirë thuajse të gjithë Evropën.

Banorët e Atikës nuk kanë parë imazhe të tilla për shumë vite, pasi i gjithë rajoni është i mbushur me borë.

Sekretariati i Përgjithshëm për Mbrojtjen Civile u bëri thirrje banorëve në të gjithë Atikën për të shmangur udhëtimet e panevojshme për orët e ardhshme. Reshjet e mëdha të borës kanë bllokuar shumë rrugë dhe kanë krijuar probleme të mëdha në transport.

Në Greqi deri më tani janë raportuar 3 viktima më i fundit një 73 –vjeçar nga fshati Mourtias, në Evia. Mediat greke shkruajnë se 73-vjeçari trajtohej me oksigjen dhe ndërprerja e energjisë elektrike si pasojë e motit të keq ka rezultuar fatale për të moshuarin. Në Evia gjithashtu u raportua edhe për një 80-vjeçar me probleme të frymëmarrjes i cili humbi jetën dhe një 56-vjeçar nga Kreta ndërroi jetën pasi ishte bllokuar në Kaminaki për shkak të reshjeve të borës.

Gjithashtu, në Greqi është shkëputur edhe energjia elektrike dhe ndihma ushtarake po bën të pamundur pavarësisht  terrenit të vështirë.