Në varësi të situatës në të cilën ndodhet vendi ynë, Autoritetet e Policisë Greke kanë njoftuar Policinë Kufitare Kavajë, se në territorin Grek nuk do të lejohet qarkullimi I mjeteve të tonazhit të rëndë. Ndërkohë që do të lejohet qarkullimi I mjeteve vetëm me zinxhirë.
Ja njoftimi i plotë i policisë:
“Autoritetet e Policisë greke, në bazë të një njoftimi që i kanë dërguar Policisë Kufitare Kakavije, sqarojnë se për shkak të kushteve të vështira të motit, në territorin Grek nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë për një hark kohor deri në përmirësimin e kushteve të motit. Ndërkohë do të lejohet qarkullimi i autoveturave vetëm me zhinxhirë.
Policia Kufitare e Kakavije iu bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të tonazhit të rëndë që duan të udhëtojnë drejt Greqisë, që të shmangin udhëtimin deri në përmiresim të kushteve të motit”,njoftojnë autoritete e policisë kufitare Kakavijë