Dita e sotme nis me mot me diell, por gradualisht vranësirat vijnë në dendësim, fillimisht në zonat jugore, për tu shtrirë në të gjithë territorin.
Këto vranësira në orët e mesditës shoqërohen me reshje të dobëta shiu, fillimisht në jug e më pas në qendër e veri të vendit.
Temperaturat pësojnë rënie në vlerat minimale dhe rritje në vlerat e mesditës nga -1 deri në 20 gradë Celcius.
Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek në tokë, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era do të fitojë shpejtësi deri në 15m/sek, shoqëruar me dallgëzim në det të forcës 1-2 ballë.