Kapiteni i Realit të Madridit, Naço Fernandez, nuk e fshehu dëshpërimin për humbjen në Majorka. Ai ishte fatkeq në momentin e autogolit, teksa duke folur për mediat e ka pranuar se humbja e ndërlikon rrugën e “Los Blancos”-ve në La Liga.“Ishte një ndeshje e vështirë, ata janë mbrojtur dhe kanë punuar shumë mirë dhe ne nuk kemi qenë të qetë dhe nuk kemi krijuar shumë raste për shënim. Goli i tyre ishte fat i keq, gjëra që ndodhin në futboll. Është për të ardhur keq, sepse humbëm tri pikë. E dinim se do të ishte një ndeshje e komplikuar, ne duhet të kishim bërë më mirë në këtë takim”, tha Naço.
Edhe kapiteni i Realit i doli në mbrojtje sulmuesit Vinicius, i keqtrajtuar gjatë gjithë ndeshjes.