Ndahet nga jeta ish-deputeti i PD-së, ndër më të votuarit në rang vendi (EMRI)

Ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ahmet Osman Osja.

Lajmi është bërë me dije nga dega e PD Shkodër, e cila i shpreh ngushëllimet familjes për humbjen e njeriut të dashur.

Ahmet Osja, përfaqësoi Partinë Demokratike në legjislaturën e viteve 92’-96, si një ndër deputetët më të votuar në rang Republike. Ai do të mbahet mend për fjalimet e tij, për theksin që vendosi në gëzimin e të drejtave të individit e kryesisht në të drejtat pasurore.