Ndërron jetë ish-missi, u hodh nga një ndërtesë në New York

Ish missi i SHBA-së, Cheslie Kryst ka ndërruar jetë në moshën 30-vjeçare. Mediat e huaja raporton se Kryst vdiq të dielën pasi u hodh nga një ndërtesë 60-katëshe në New York.

Ajo jetonte në katin e nëntë të ndërtesës, por për herë të fundit është parë në tarracën e katit të 29-të.

Kryst, e cila u kurorëzua Miss SHBA në vitin 2019, postoi një foto në Instagram para se të vdiste. “Kjo ditë ju sjelltë paqe”, ka shkruar ajo krahas një fotoje të saj. Familja e saj konfirmoi lajmin përmes një deklarate për mediat.

“Drita e saj e madhe ishte ajo që frymëzoi të tjerët në mbarë botën me bukurinë dhe forcën e saj. Ajo kujdesej, dashuronte, qeshte dhe shkëlqente. Cheslie mishëroi dashurinë dhe u shërbeu të tjerëve, qoftë përmes punës së saj si avokate që lufton për drejtësi sociale, si Miss USA dhe si mikpritëse në Extra.”, thuhet në deklaratë.