Nga Basir Çollaku
Maurizio Alfeo, italiani që ka nënshkruar kontratën e “ECO Tirana” me Erjon Veliajn; është kunat i bosit mafioz Domenico Paviglianiti, i prangosur tre dite me pare. Ustallarët kanë dhënë koncesion me afat 84 vite, Në 5 viteve ortakët e Ndrahgheta kanë marrë 19 milionë euro nga Veliaj.
Ndaj SPAK ka frike Veliajn per lidhjet e ketyre bizneseve me Ndrangheta..???!
Larfqoftë..
Nëse Antimafia italiane sjell fashikujt e punës bashkë të mafiozëve me Eco Bashkinë Tiranë, ku firmëtar eshtë Veliaj, thua Prokuroria e Posaçme firmos urdhërarrrest për Erion Veliajn??
Në një shtet ku sundon ligji do ndodhte me emergjencë. Duhej të kishte ndodhur si në Verona. Ky është rasti unikal, kur gjysma e biznesit ajo në Itali, me ortakëri ështe mafioze, gjysma tjeter ne Shqiperi është
Qelibar.
Këtë nuk e ka shkoqitur asnjëherë SPAK. Sa dalin dosje rreth Veliajt ata heshtin. Edhe me pèrgjimet e dosjes se procedimit nr 17 regjistruar në janar 2021, njëlloj u soll SPAK, thjesht lajmëroi se u nis procedimi penal. Në ngarkim të kujt?
Sepse akuza flet për pastrim te produkteve të veprës penale. Pastrim Parash.
Madje lajmëroi se ka parë ca dosje lejesh ndërtimi.
Po sekuestrimi?
Po marrja në pyetje?
Po masa sigurie?
Po pengimi i hetimit nga të dyshuarit, hetuarit, pandehurit?
Po drejtori i rëndësishëm që ishte ndërmjetës me kryebashkiakun?!
A përbën kjo mbrojtje e SPAK ndaj Veliajt, si mosveprimi një vepër penale të konsumuar?!
A po ruan e ndihmon në shkeljen e ligjit SPAK duke ndihmuar Veliajn të rimasakrojë pronën Teater Kombëtar?!?
Se tani kemi edhe BKH të bekuar nga e hëna edhe nga partnerët! Besoj fort se ata do ta ndihmojnë SPAK me dosjet e shumta të Erion Veliajt
E kam të pamundur ta besoj se daljet e shpeshta të Veliajt me ambasadoren Yuri Kim, rastësi e përsëritur, përbëjnë stepje për Prokurorinë Speciale. Jam gjithësisht pa asnjë sekond dyshim shpresêplotë me dekalrimin e zv/ambasadorit Smith se mosndëshkueshnëria nuk ka asnjë emër dhe perballja me ligjin e keqbërësve ka nisur. Sepse nën këtë strehë bashkiake po gjezdisin miliarda euro pastrim parash. Kjo nuk mundet kurrë të jetë anonime, si vepër e konsumuar nga alienët. ?!?!?!
Jam me bindje absolute se zonja Kim dhe zëvendësi i sapoardhur zoti Smith, mendojne njëlloj se SPAK nuk bën kompromis për askënd, në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit.
A përfshihet në këtë bindje edhe kryebashkiaku Veliaj, sepse punët me Ndranghetën janë thellësisht mafioze dhe qartësisht adresë prangash..?!!?
Sepse po teprohet ca si tepër me Prokurori Diplomatike..
BKH del në punë të hënën..Ta nisë pak si mbarë me ca dosje nga Bashkia e Tiranës për punët me Veronen ku Mafia ka shtënë në dorë gjysmën e biznesit me Bashkine tonë të kryeqytetit.
Kjo vetëm shëndet i sjell drejtësisë..