“Ndrangheta” Shqiptare ndikim dhe në Gjykatën Europiane të Drejtave të Njeriut nëpërmjet përfaqsuesit të sajë Darian Palvi

Gjykata për të drejtat e njeriut në Strasburg dha  vendimin për ish-anëtaren e Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhajn. Ish-gjyqtarja e çoi në Strasburg vendimin për shkarkimin e saj pasi e konsidreronte si të pabazuar nga procesi i vettingut.

Xhoxhaj u shkarkua nga posti që mbante, pasi nuk arriti të kalojë Vettingun për mos justifkimi pasurie, por ajo vendimin e KPK-së e apeloi, ndërsa kolegji vendosi për lënien e vendimit të mëparshëm të KPK-së.Gjykata e Strasburgut ka rrëzuar padinë e ish anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj duke i dhënë të drejtë vendimit të Vettingut për ta shkarkuar.Gjykata për të Drejtat e Njeriut e ka cilësuar si të ligjshëm shkarkimin nga detyra të saj.

Po a ka pasur prapaskena dhe ndikim në gjykatën e për të drejtat e njeriut në Strasburg për dhënien në favor të shtetit Shqiptar të këtij vendimi?

Nga ana e infront është bërë një hetim i vogël në lidhje me këtë vendim, i cili  ka pasur në përbërje 7 gjyqtarë një prej tyre ka qënë dhe  Darian Palvi për të cilin dalin fakte tronditëse  në dritë,  pikërisht nga Kuvendi i Shqipërisë, që provon se vendimi ka qënë kriminal,i paracaktuar, dhe në ndikim të plotë për të favorizuar veprimtarinë kriminale e cila ka filluar në shqipëri dhe ka përfunduar në Strasburg,  në lidhje me një çështje shumë delikate siç është Reforma në Drejtësi.

Bëhet fjalë për dokumente që vërtetojnë përfshirjen e Darian Palvit si ekspert në kryerjen e kësaj reforme. Po ku qëndron krisja dhe problematika? Komisionit të Posaçëm ka pati ardhur një kërkesë nga fondacion Soros për bashkëpunim për Reformën në Drejtësi, kryesisht për punën e Grupit të ekspertëve dhe Sekretariatit teknik.

Ky bashkëpunim mes Komisionit të Posaçëm dhe Fondacionit Shoqëria e hapur për Shqipërinë, Soros është një konflikt i kapur interesi, gjë e cila është mbajtur e fshehtë për vite më rradhë. “Mbështetja e padiskutueshme” e këtij fondacioni për Komisionin e Posaçëm ka degraduar në një procës simbiotik për përfitime të ndërsjellta.

“Dëshira” e fondacionit Soros është plotësuar duke qene se në listën e grupit të ekspertëve për Amendimet dhe Gjykatën Kushtetuese figuron edhe emri i Darian Palvit.

Emri i Pavlit figuron në dokumente si ekspert ligjor i ‘EURALIUS’ dhe si jurist i Fondacionit për Shoqëri të Hapur, që i përket miliarderit të shumëpërfolur George Soros.

Ai ka shërbyer si këshilltar i Komisionit të Posaçëm Parlamentar i Reformës në Drejtësi, çka do të thotë se kjo reformë është konceptuar dhe zbatuar nga Fondacioni ‘Soros’. I gjithë ky fakt hedh poshtë besushëmërinë, paanshmërinë dhe efektivitetin që nga rrënjët e kësaj reforme.

Për më tepër Darian Pavli është është zgjedhur në Gjykatën Europiane të Drejtave të Njeriut, edhe pse nuk ka asnjë eksperiencë gjyqësore, por thjesht se ka punuar për Fondacionin e Soros në Shqipëri.

Ndërhyrja e politikës në çështjet e drejtësisë ka cuar në një dystandartizim dhe pikërisht këta elemente janë bërë pengues për ecurinë normale të Reformës në Drejtësi. Qytetarëve u ka humbur besimi, pritshmëritë janë ezauaruar pavarësisht se që nga fillimi i këtij procesi u propagandua për shkuljen me rrënjë të korrupsionit.

Veprimi i kryer nga i ashtuquajturi Gjyqytar në Gjykatën Europiane të Drejtave të Njeriut, Darian Palvi jo vetëm është në konflikt interesi për gjykimin e çështjeve që kanë të bëjnë me reformën në drejtësi, por është një veprim korruptiv,  criminal, dhe cënon jo vetëm Gjykatën Europiane të Drejtave të Njeriut por demokracinë në tërësi.

Nga ana jonë i bëhët jehonë institucionit të “SPAK”  të filloj hetimet mbi veprimtarinë kriminale të këtij personazhi, i cili ka gjykuar atë që vet ka krijuar, ka gjykuar mbi reformën në drejtësi që ai ka qënë themelues dhe krijuesi këtij ligji.

Veprimi i bërë nga nga Darian Palvi është një veprim që na bënë të besojmë se edhe Gjykatën Europiane të Drejtave të Njeriut,  nuk është gjykatë e paanshme,duhet të besojmë këtë fakt  pasi vet rasti tregon që kjo gjykatë, është themeluar nga gjyqtarë, të cilët kalojnë caqet e krimit.

Nga ana jonë ditët në vijim do tju tregojmë lidhjet e këtij krimineli me politikën Shqipëtare, pasurinë kriminale dhe  të pajustifikuar të këtij personazhi të krimit i cili ka marë në patronazh në Gjykatën Europiane të Drejtave të Njeriut të mbroj shtetin shqiptarë dhe jo të realizoj drejtësi siç i ka hije një gjykate të tillë.