“Në fillim nisi të më prekte dhe pastaj…”/ Ja historia tronditëse e vajzës nga Gjirokastra

Bota e ashpër e televizonit është kthyer në ëndrrën e shumë vajzave që studiojë gazetari pasi ato e shohin si mundësi për tu rritur shkallën e profesionalizmit dhe për tu aftësuar në degën e tyre.

Kjo botë shpesh mbetet e panjohur për shumicën dërrmuese të njerëzve ku enigmë mbetet çfarë ndodh brenda dyerve të një televizoni. Ka raste rëndomtë ku personat përgjegjës përfitojnë nga nevoja apo ëndrrat naive të vajzave që përplasen në dyert e tyre për ndihmë.

Një nga ish-reporteret e televizonit Alpha ka rrëfyer për mediat dramën e saj personale e cila ka ndodhur disa muaj më parë.

Aktualisht ish-reporterja është një studente e vitit të dytë në master në Tiranë. Ajo tregon se e ka pasur pasur ëndërr të ishte gazetare, prandaj vendosi të punonte që në gjimnaz në Alpo TV”.

Prindërit e saj e kishin mbështetur, madje ata kishin bashkëbiseduan me administratorin i televizionit, A. P. i cili me grykësinë dhe peversitetin tipik u tregu i gatshëm ta punësonte në redaksinë e lajmeve.

Pjesë nga rrëfimi i saj:

“Ai kishte një sjellje shumë të çuditshme ndaj vajzave të mitura. Në fillim më prekte në faqe. Sinqerisht mendoja se ishte thjeshtë një veprim inkurajimi, por shpejt ai shfaqi anën e tij më të zezë. Ai më shkatërroj jetën! Ai më lëndoi shumë vetëm sepse unë isha e mitur.

Përmes televizoni ai joshte vajzat gjimnaziste dhe më pas ngopte epshet e tij. Ai është i sëmurë. Ai është mostër.

E kam njohur personalisht dhe e di se çfarë njeriu është. Këto ngacmime nuk i bënte vetëm me mua, por me të gjithë shoqet e mia që punonin në Alpo TV. Ai është njeri shumë i keq.

Personalisht disponoj të paktën pesë video me sekuenca të shkurta, por jam e gatshme të të ofroj një prej tyre. Unë nuk dua hakmarrje, por dëshiroj të shpëtoj nga ky shpëtoj vajza të tjera nga ky përbindësh.

Ky rast ka tronditur të gjithë opinion publik, pasi histori të tilla nuk duhet të mbesin në hije dhe pa u ndëshkuar. Ama mesa duket Prokuroria Gjirokastër deri më tani është gjumë dhe asnjë reagim nuk ka ardhur nga ana e tyre, duke lënë qytetarët e thjeshtë në mëshirë të fatit.