Pak kohë më parë portali inftont. Org ka publikuar faktin se Komisioneri i Pavarur e Kualifikimit Roland Ilia ka qenë i punësuar si pedagog në universitetin e drejtësisië në Shkodër dhe në datë 3 qershor të 2016-ës është regjistruar një procedim penal nga organi i akuzës në Shkodër, bazuar materialit hetimor të referuar nga drejtoria e policisë Shkodër për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal dhe për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.
Për këtë Procedim është dhënë dhe një masë sigurimi detyruese dhe është pikërisht vendimi nr 145765125 datë 24.11.2016 të Gjykatës së rrethit Gjyqësor Shkodër.
Prokuroria Shkodër ka mbyllur këtë proçedim në mënyrë Korruptive , dhe njëkohësisht është publikuar informacioni se petagogu i asaj kohe Roland Ilia ka mbi 12 përgjime erotike me student të tijë që ju kërkon të shohin tavanin në këmbim të notës kaluese , transkripte përgjimesh që do fillojmë ti publikojmë nga dita e nesërme pas marjes së pëlqimit të viktimave.
Si ka mundësi që shtetas të tillë, me pozita publike dhe profesione të larta të arrijnë në këtë pikë. Gjykimi dhe filtrimi pritet të vijë nga këta gjykatës por në fakt askush nuk është kujdesur të kullojë llojin e këtyre pedagogëve dhe gjyqtarëve që kanë pushtuar zyrat dhe po bëjnë ligjin.