Katër raste të reja janë konfirmuar me koronavirus në Kosovë, duke bërë që numri i të prekurve në vendin tonë të arrijë në 28.
Një rast, siç ka konfirmuar IKSHP vjen nga fshati Bibaj i Ferizajt, teksa dy raste janë nga Prishtina e një nga Gjakova.
E fshati Bibaj tashmë është në karantinë. Kjo është konfirmuar përmes një njoftimi nga komuna e Ferizajt.
Ata kanë thënë se ky fshat tashmë është në izolim të plotë, teksa i njëjti rast është duke u trajtuar në Klinikën Infektive.