Në karrigen e Vettingut me pasuri marramëndëse/ Gjyqtarja Shuli jashtë sitës së Vettingut

Firdes Shuli është diplomuar “Jurist” në vitin 1988 në Fakultetin e Shkencave Politike-Juridike, Universiteti i Tiranës. Në qershor të vitit 2017, Firdes Shuli me vendim të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, u zgjodh si Komisionere e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Firdes Shuli  ka deklaruar pasuri të paluajtshme në të cilën deklaron se është bashkëpronare me bashkëshortin me pjesë takuese 50% të një apartamenti banimi në Gjirokastër me sipërfaqe 73 m2. Po ashtu, Firdesi është bashkëpronare me bashkëshortin me pjesë takuese 50% të një pasurie të paluajtshme trull në Gjirokastër me sipërfaqe totale 55 m2 mbi të cilin është ngritur në vitin 2000 një objekt, lokal (zyrë) me vlerë ndërtimi 1 100 000 Lekë.

Komisionerja Firdes Shuli është pronare e një apartament banimi në Tiranë me sipërfaqe 58 m2, të blerë në datën 23.06.2008 në vlerën 4 245 000 Lekë. Gjithashtu, Firdesi është e një pasurie të paluajtshme, truall në Gjirokastër me sipërfaqe 75.4 m2 të blerë në datën 06.05.2009 në vlerën 904 800 Lekë.

Pronare së bashku me bashkëshortin me pjesë takuese 50% secili, të një apartamenti në Gjirokastër me sipërfaqe 61.2 m2 të blerë në datën 29.07.2012 në vlerën 3 459 174 Lekë.

Pronare 100% e një apartament banimi në Gjirokastër me sipërfaqe 112.6 m2 të dhuruar nga babai në datën 03.04.2012, RVP e të cilit ishte 5 498 821 Lekë. Pasuria është si ndërtim mbi trual të trashëguar nga ish-pronari, pra nga babai i deklarueses

Pronare 100% e një pasurie të paluajtshme në Gjirokastër, Njësi me sipërfaqe 118 m2 të përfituar si dhuratë nga babai në datën 03.04.2012, RVP e të cilit në momentin e dhurimit ishte 8 843 795 Lekë.

Bashkëshorti, Z.Vasil Shuli, pronar 100% i një bodrumi në Gjirokastër me sipërfaqe 13m2 të blerë në 31.12.2002 me të ardhura nga aktiviteti i bashkëshortes si notere dhe nga paga e tij, vlera 100 000 Lekë.

Duket qartazi që pasuria e Firdes Shulit është krijuar dhe mbledhur nga vepra dhe aferra korruptive. Vettingu në rradhë të parë duhet të kishte kaluar në sitë komisionerët dhe pastaj gjyqtarët dhe prokurorët.