Senaca e të hënës rezultoi fatale për fatin e Luan Dacit, ku u vendos lënien në fuqi të fajësisë për anëtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Akuza kryesore më të cilën u përball gjyqtari kishte në thelb falsifikimin e dokumentave gjatë aplikimit për pozicionin në KPA. Ky falsifikim konsiston në paraqitjen e rrethanave të rreme nëpërmjet mosdeklarimit të një mase disiplinore për largim nga puna në vitin 1997.
Trazirat e Dacit nuk mund të rrinin pa u vënë re nga pjesa tjetër e cila ka zgjedhur t’i përkushtohet punës me ndershmëri dhe profesionalizëm. Por kush ishin personat që ndihmuan drejtësinë për kapjen e Luan Dacit.
Filimisht gjyqtari u hetua nga SPAK pas denoncimit nga ana e ish-prokurorit dhe ish-anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Besnik Cani. E gjithë kjo nuk përfundon me kaq pasi shumë shpejt erdhi një kallëzim i dytë për të njëjtën vepër penale. Ky kallëzim këtë herë u bë nga ish-prokurorja e Prokurorisë së Tiranës Antoneta Sevdari. Më pas nga ish-prokurori i Korçës, Elsion Sadiku dhe përfundon me ish-gjyqtarin e Apelit Tiranë, Ervin Metalla.