Nga akademiku Artan Fuga/ Lidhja e fushatës së vaksinimit me fushatën elektorale ra!

Akademiku Artan Fuga thotë se fushata e kryeministrit Edi Rama kundër Bashkimit Evropian në lidhje me vaksinat shkoi për “dhjamë qeni” pas sjelljes së mijërave dozave nga BE në vendin tonë.

Sipas tij, vaksinat jepen për popullin shqiptar dhe jo parti të caktuara politike dhe se tanimë fushata e vaksinimit dhe fushata elektorale janë të ndara nga njëra-tjetra.

Reagimi i plotë:

Sapo ra lidhja mes fushatës elektorale dhe fushatës të vaksinimit!

Sado e mallkuan Bashkimin Europian se gjoja ishte egoist, madje u arrit sa Shqipërinë e quajtën të “rrethuar” nga Bashkimi Europian, akordimi i mijëra dozave vaksinë nga Europa tregoi se e gjitha kjo fushatë antieuropë shkoi për dhjamë qeni!

Ajo dha provën se tanimë fushata e vaksinimit dhe fushata elektorale më në fund kanë vend të kuptohen si të ndara dhe pa asnjë lidhje.

Vaksinat jepen për popullin shqiptar dhe jo për këtë apo atë parti apo njeri sikurse ka propaganduar ndonjë politikan periferik në tru.

Sidos të jetë rezultati i zgjedhjeve vaksinimi me mbështetjen e BE do të vazhdojë qetë dhe intensivisht. Jo vetëm për ne, se nuk kemi sytë më të bukur, por për të gjithë Ballkanin. Çfarë kuptimi ka të rrish të numërosh dozat jo ne më shumë ata më pak!

Vaksinimi do të vazhdojë i sigurt sikurse kam pasur bindjen sa kohë që ndjekim strategjinë e integrimit europian!

Lidhja e fushatës së vaksinimit me fushatën elektorale ra!