Shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), Genoveva Ruiz Calavera, ka qenë e përfshirë në vlerësimin e kandidatëve për institucionet e vetingut. Por si veproi Calavera?
Nga burime konfidenciale, portali In-Front.org ka siguruar informacione të sigurta që komisionerët e vetingut dalin të emëruar jashtë kritereve ligjore. Komisionerët e përzgjedhur janë të zhytur në mashtrime dhe falsifikime ndaj dhe gjyqësori po shkatërrohet. Gjithsecili mendon si të mbushi xhepat e tij dhe jo të vërë drejtësinë në vend.
Është të vësh duart në kokë vettingu në Shqipëri pasi janë përjashtuar gjyqtarë ekselentë dhe komisioneret që kanë falsifikuar, mashtruan dhe mosdeklaruar pasurinë, janë sot në karriget e vettingut duke fshur të palarat e tyre sepse qeveria i do, për të mbuluar sërish të palarat e qeverisë.
Çfarë mund të presim nga Cavalera kur del e shpif për të vërteta të faktuara?! Cavalera duhej ta monitoronte procesin e drejtësisë, të ndërtonte shtyllat e drejta të drejtësisë dhe jo të rëndontë punën e gjyqtarëve të ndershëm dhe në vetting të kalonte të korruptuarit.
Pashko Vasa thoshte: O moj Shqypni, e mjera Shqypni, Kush te ka qitë me krye n’hi?
Mesa duket, Shefja e ONM-së po fundoste drejtësinë duke e kaluar nga shiu në breshër.