Të pranishëm me nisjen e këtij procesi është kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
Rama teksa ka ndjekur procesin i ka siguruar mësuesit se vaksina AstraZeneca, është e sigurt dhe se është marrë nga Suedia.
Në lidhje me vaksinën që është pezulluar në disa vende, Rama është shprehur se ajo i përket një serie tjetër.
“Nuk ju gjen gjë. Ne na kanë ardhur nga Suedia. Unë sot lexova deklaratën e këtij drejtorit të ISHP italiane, i cili thoshte se është një alarm fals, nuk ka asnjë rast që të ketë të bëj me vaksinën dhe pezullimi i një serie është bërë për të pasur garanci 100%. Nuk ka mundësi që të qarkullojë i vaksinës në raste se do kishte probleme. Seria ka ardhur nga Suedia në Britani kanë bërë miliona vaksina të AstraZeneca dhe nuk ka pasur asnjë problem,” tha Rama.