Komisionerët e pagëzuar të Vettingut/ Pallati 5 katësh i Xhensila Pines nën hetime nga SPAK

Mesa duket ligjet për komisonerët e Vettingut figurojnë vetëm në letra sepse janë të parët që e shkelin atë. Anëtarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Xhensila Pine është raportuar në SPAK  për ndërtimine paligjshëm në ndërtimin e një kulle pesëkatëshe me sipërfaqe 362.9 m2, në rrugën “Mihal Duri”, në Tiranë. Ajo menjëherë duhet të ishte përjashtuar nga KPK pasi e vërtëta është tashmë shumë e dukshme ose minimumi të pezullohet nga detyra derisa të mbarojnë hetimet zyrtare.

Në formularin e deklarimit të pasurisë fillestare, para se te merrte detyrën si anëtare e KPK, këtë pronë ajo e deklaron në emër të bashkëshortit Egon Sinani, si trashëgimi dhe të legalizuar, por pa i caktuar vlerë.Të paktën deri në vitin 2018, nuk i ka caktuar vlerë, sipas të dhënave të ILDKPKI-s

Në raste të ngjashme janë shkarkuar gjyqtarë dhe prokurorë në mënyrë unanime. Ama me komisioneren Xhenisal Pine nuk ndodh një gjë e tillë.