Vettingu u cilësua si procesi i cili do të “priste kokat” ne gjyqtarëve të korruptuar si Luan Daci. Vazhdimësia e Reformës në Drejtësi duket shumë e vakët, për të mos thënë me rezultate aspak të kënaqëshme. Luan Daci, është krimineli që i solli Shqiptarëve vitin e mbrapshtë të 1997, vit i cili trazoi dhe “groposi” të gjithë Shqiptarët.
Gjyqtari Luan Daci është një ndër përgjegjësit kryesor të kalbjes së drejtësisë shqiptare. Çdo shtetas shqiptar e njeh shumë mirë firmën piramidale “Xhaferri”, e themeluar nga Rrapush Xhaferri, i cili e kishte nisur me vetëm 100 mijë lekë të vjetra, firmë e cila gjunjëzoi drejtësine dhe popullin shqiptar. E themi me bindje se viti 97′ është vit i cili rrënjosi të gjithë shqiptarët pa përjashtim dhe ai i cili heshti përballë kësaj padrejtësie ishte Luan Daci.
Luan Daci gënjeu para Avokatit të Popullit për të fituar një pozicion në institucionet e rivlerësimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve.
Ama kjo nuk është e keqja me e madhe që ka bërë. Organet e Drejtësisë kanë dështuar me sukses për të filtruar krimin dhe kriminelët dhe për sa kohë “Drejtësia” nuk hap sytë për të parë të vërtetën, viti 97′ ka për të qenë shumë i afërt për ne.
Për më tepër Luan Daci po vonohet me qëllim për t’u gjykuar pasi duket fare qartë nga seancat e dështuara që Daci është i padënushëm në këtë botë. Ky është turpi që ka mbuluar vettingun dhe askush nuk mban përgjegjësi e aq më tepër të japë llogari.
Shpresojmë që muaji Mars të jetë vendimtar për Dacin dhe t’i japë atij dënimin e merituar. Deri atëherë na mbetet të presim datën e gjykimit të Daci-t, datën 8 Mars ku pritet të jepet dhe vlerësimi përfundimtar.