Një anije me 45 refugjatë sirianë u fundos në juglindje të ishullit grek të Kretës, njoftuan dje autoritetet turke.
“Anija u fundos në orën 21:10 sipas kohës lokale të enjten në zonën e kërkimit dhe shpëtimit të Turqisë për shkak të kushteve të rënda të motit”, tha Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës në një deklaratë.
Anija po lundronte drejt Italisë përpara se të mbaronte karburantet, thuhet në deklaratë, raporton AA.
Tridhjetë e një refugjatë u shpëtuan nga një anije në pronësi të Turqisë në rajon ndërsa pesë u shpëtuan nga një helikopter grek, thuhet më tej.