Milton William “Bill” Cooper ka qenë një autor i mirënjohur i shkrimeve të ndryshme, që kryesisht kanë pasur lidhje me teoritë konspirative. Ndërsa, njëra nga teoritë më të mëdha konspirative, për të cilën ai kishte folur edhe para se ajo të ndodhte, ka qenë ngjarja e 11 shtatorit të vitit 2001, pak kohë pas së cilës edhe ishte vrarë. Në vitet e 1990-a, Cooper ishte bërë pjesë e një radioje lokale, ku, duke qenë një person interesant dhe një ish veteran i inteligjencës detare, ai kishte arritur të tërhiqte vëmendje të madhe. Më 28 qershor të vitit 2001, ai e kishte parashikuar ngjarjen e 11 shtatorit, duke thënë që qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të mund të bënte përpjekje për ta përdorur Osama bin Laden-in. Për çfarëdo që do ta fajësojnë Osama-n, mos ju besoni, ata, shumë shpejt, do të bëjnë diçka për ta fituar mbështetjen tuaj kundër atij. Ai, pasi që goditja e kullave binjake kishte ndodhur, ai kishte folur prapë për teorinë e tij në lidhje me sulmin, që besohet t’i ketë kushtuar me vdekje.