Nuk zihen veç shqiptarët për një gardh/ Ja çfarë ndodh në Angli

Një çift nga Anglia ka gjetur një zgjidhje të pazakontë për t’i dhënë fund problemeve me fqinjët, që ishin shkaktuar nga pema që ndodhet mes shtëpive të tyre.

Graham dhe Irene Lee vendosën të prisnin pemën 25-vjeçare në gjysmë, duke hequr të gjitha degët në anën e tyre.

Fqinjët e tyre thonë se çifti ankohej se pema i pengonte dhe se zogjtë që qëndronin në të bënin zhurmë.

“Kohët e fundit ka pasur zogj në pemë. Ata filluan duke vendosur shkopinj të zinj në pemë për të ndaluar zogjtë.

Fundjavën e kaluar thanë se do të merrnin dikë për ta prerë dhe ne iu kërkuam të mos e bënin”, tha fqinji i tyre.