Numra magjie në vetting/ Ja si manovroi komisioneri Roland Ilia

Një ndër pikat e nenin 6 të ligjit Nr. 84/2016 është dhe detyrimi i kanidatit që të mos ketë pasur një hetim penal ndaj tij, dhe pikërisht pika d) ndaj tij të mos ketë nisur një hetim penal, të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi, për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje, ose të mos ketë qenë subjekt i ndalimeve të parashikuara në ligjin “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
Komisioneri i Pavarur të Kualifikimit Roland Ilia, i cili ka precedent të përsëritur kriminal dhe është emëruar në këtë detyrë në kundërshtim flagrant me ligjin dhe pikërisht në kundërshtim me nenin 6 pika të ligjit Nr. 84/2016

Komisionerit të Pavarur të Kualifikimit Roland Ilia është bërë pengesë për zbulimin e veprës penale të “Korrupsionit pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal dhe për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

Pra, duket qartazi se figura e pisët e komisionerit Roland Ilia u zhuk nga vettinu dhe është lënë në karrige të mbrojë botën e krimit.