Obama uron Joe Biden: Miku im, kjo është koha jote!

Ish-presidenti amerikan Barack Obama ka uruar Joe Biden, i cili sot merr në drejtim Shtëpinë e Bardhë. Në një postim në Twitter, Obama uron Biden ndërsa i thotë se kjo tashmë është koha e tij. Theksojmë se Obama ka qenë mbështetësi më I madh I Biden që në fillim të kandidimit të tij.

Postimi

“Urime mikut tim, presidentit Joe Biden! Kjo është koha jote.”

Ndërkohë, Donald Trump e ka lënë Shtëpinë e Bardhë në një mënyrë aspak të zakontë, duke u larguar me helikopter, duke mos i uruar mirëseardhjen personalisht presidentit të ri dhe Zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.