Vettingu për prokurorin Edmond Shytko/ Zvarritet çështja prej një viti

Dosjet dhe pasuria e prokurorit të Korçës, Edmond Shytko është nën hetim nga KPK për më shumë se një vit.

Ky hetim do të përfundoj me seancën përkatëse dëgjimore dhe me vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Ama cila është nevoja e nje hetimi kaq të tejzgjatur ku duket se bëmat e këtij prokurori kanë mbetur në hije.

Fillimisht figuron se prokurori kishte pasuri të patundshme vetëm në Korçë por,më pas edhe ne Pogradec dhe Tiranë. Kjo pasi pas vdekjes së prindërve, pasuria  i kaloi atij.

Në vitin 2009 ai bleu një shtëpi banimi 54.5 m2, në Pogradec, me vlerë 2 500 000 lekë dhe në vitin 2012,  një shtëpi banimi, 91.88 m2, në Tiranë, 8 450 000 lekë. Prokurori ka deklaruar se bashkëshortja e tij ka marrë hua nga vëllai i tij dhe vëllai i saj, gjithsej shkojnë 27 000 euro dhe 25 000 dollarë.

Interesant është fakti se për pagesën e borxhit, për kursimet dhe shpenzimet e tjera, ndodhin vetëm me dy paga, të tij dhe të bashkëshortes.

Për të justifikuar të ardhuar të shumta çifti ka deklaruar se nga viti 2016 deri në vitin 2018 se edhe gjatë lejes së zakonshme kanë punuar në Amerikë.