OBSH/ Ja origjina e koronavirusit

Shkëncëtarët e OBSH-së që janë duke mbledhur të dhëna në Wuhan në lidhje me origjinën e koronavirusit kanë shfajësuar lakuriqët e natës dhe pangolinat si transmetues të tij.Shkëncëtarët mendojnë se virusi iu ngjit njerëzve prej kafshëve, megjithatë nuk kanë ende të dhëna mbi kafshën që ishte burimi fillestar.

Nga informacionet thuhet se shkencëtarët e OBSH-së kanë gjetur monstra të koronavirusit tek lakuriqët e natës dhe pangolinat, por ato nuk janë të njëjta me versionin e Sars Cov2 që iu ngjit njerëzve dhe po bën kërdinë nëpër botë.
Gjithashtu nuk dihet se si u fut virusi në tregun e Wuhanit, ku ishte edhe origjina e gjithçkaje. Në këtë treg pati një numër të madh të infektuarish, megjithatë autoritetet kineze theksojnë se të infektuar pati gjithashtu edhe në pjesë të tjera të qytetit.