Britania e Madhe u mbulua sot nga dëbora e cila shkaktoi stuhi, në disa zona të Skocisë dhe në disa zona të Londrës banorët e shfrytëzuan për ski. Autoritetet thanë se disa qyteza mund të mbeten të izoluara nga moti i ashpër, i cili do të shkaktojë trazira të trafikut.
Në disa pjesë të Skocisë temperaturat arritën dje në -18C, teksa vendi mbajti barrën më të rëndë të stuhisë.Shërbimet e trenave dhe autobuzëve janë ndryshuar në disa qytete dhe apralajmërime janë dhënë për zonat në brezin kryesor të stuhisë.