Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani vjen sot në Tiranë pasi do të takohet me homologen shqiptare Olta Xhaçka.
Takimi mes tye pritet të ndodh paraditen e sotme. Ministri i Maqedonisë e konfirmon vetë takimin me homologen shqiptare, ndërsa thotë se vendi i tij ka marrë kryesimin për Fondin e Ballkanit Perëndimor.
“Në prag të vizitës së nesërme oficiale në Shqipëri, mundësi e mirë për të vizituar zyrat e Fondit për Ballkanin Perëndimor në Tiranë. Maqedonia e Veriut nga janari i këtij viti ka marrë kryesimin me ËBF, përmes të cilit do ta prezentojmë kontributin tonë drejt avancimit të bashkëpunimit rajonal në drejtim të ambicieve evropiane të të gjithë rajonit”, shkruan ai.