Shtyhet seanca në Apelin e GJKKO për anëtarin e pezulluar të KPA, Luan Dacin.
Shkak për shtyrjen e seancës është bërë dorëheqja e gjyqtares Anita Mici e cila ishte caktuar në këtë proces.
Gjyqtarja Anita Mici dha dorëheqjen pas kërkesës se prokurorisë për përjashtimin e saj nga gjykimi, ndërkohë pritet caktimi i anëtarit të ri nga ana e KLGJ.
Luan Daci u dënua nga GJKKO me 6 muaj burg, pasi për të fituar postin si anëtar i KPA, ka falsifikuar dokumentet dhe ka fshehur shkarkimin e tij si gjyqtar në 1997 gjatë trazirave të firmave piramidale.