Organizoi ceremoni mortore, gjobë 1 milionë lekë për pronaren e biznesit në Lushnjë

Vijojnë kontrollet nga Policia për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Ndëshkohet me masë administrative 1.000.000 lekë, 1 subjekt në Fiershegan, Lushnjë pasi u konstatua në kundërshtim me Aktin Normativ duke organizuar ceremoni mortore.

Krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë vijuar kontrrollet në terren për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Si rezultat i kontrolleve, në Fiershegan, Lushnjë është evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë subjekti me pronare shtetasen F. K., pasi në kundërshtim me Aktin Normativ, u konstatua duke organizuar ceremoni mortore.