Padrejtësitë e Reformës në Drejtësi/ Ja e vërteta e Alma Faskaj

Vettingu u shpall ndryshe si reforma në drejtësi, reform e cila do të pastrontë gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar nga radha e gjykatave. Komisionerja Alma Faskaj, është kallëzuar penalisht në SPAK, me pretendimin se ka konsumuar veprën penale të falsifikimit të dokumenteve. Kallëzimi është bërë nga gjyqtarja Hajrie Muçmata, e shkarkuar nga detyra, për probleme me pasurinë.

Hajrie Muçmata, në kallëzimin e saj, shprehet se anëtarja e KPK-së Alma Faskaj është shkarkuar nga detyra si e paaftë dhe për shkelje të ligjit, në vitin 1999, me vendim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, fakt të cilin e ka fshehur në dokumentet e kandidimit për t’u bërë pjesë e Vetingut. Alma Faskaj, sipas padisë, është shkarkuar si gjyqtare në Lushnje. Pra një gjyqtare e paaftë që do të gjykojë në vetting.

Ligji për Vetingun, parashikon se një nga kushtet për t’u zgjedhur anëtar i KPK apo i Kolegjit të Apelimit është që ndaj kandidatit të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga puna. Anëtarja e Vetingut Alma Faskaj ka fshehur shkarkimin për paaftësi, ku për rrjedhojë gjendjet jo vetëm në kushtet e pazgjidhshmërisë si anëtare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, por ka konsumuar edhe veprën penale të ‘falsifikimit të dokumenteve’, të parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal.

 

Zonja Faskaj rezulton se ka qenë pjesë e turpit gjykues të KPK, i cili ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren e Shkodrës Hajrie Muçmatën në 11 nëntor 2019. Faskaj ka votuar për shkarkimin e Muçmatës nga detyra. Akoma drejtësia hesht duke lënë të gjykojë komisionerën Faskaj. Nuk mund të quhet reformë në drejtësi por reforma e korruptimit.