Paduritë e Genta Tafa/ Ja ç’bëri komisioneria

Vettingu cilësohet se po filtron një e nga një të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët. Njerëzit që i filtrojnë janë zgjedhur përkatësisht nga organet politike, kryesisht kuvendi. Po çfarë loje po luajnë këta njerëz në përzgjedhjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve?

Genta Tafa Bungon e njohim tashmë si komisioneren e cila nuk shqetësohet aspak për drejtësinë, për të ardhmen e vendit, aq më tepër për kalimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në vetting.

Siç ju kemi vënë në dijeni edhe në ditët e mëparshme, komisioneria Genta njihet për paduritë dhe pasuritë e saj që nuk kanë fund.

Komisioneria Genta Tafa Bungo, sipas disa dokumentave konfidencialë, rezulton se ka hapr një llogari bankare në një prej bankave të nivelit të dytë, llogari që kap vlerën e 10 milionë lekëve të reja. Në dokumentat e llogarisë bankare cilësohet se Genta e ka hapur këtë llogari në emër të saj dhe të bashkëshortit (të ndjerë).

Por si i nxorri Genta të gjitha këto fitime? Nga dokumentat zyrtare rezulton se Genta Tafa ka krijuar një zyrë përmbarimore në vitin 2013, me një person tjetër,  në të cilën kishte oratakëri 50% të kapitalit.

Ndërsa bashkëshorti i saj, i cili u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme në nëntor 2018, ka qenë specialist në Drejtorinë e Transportit Rrugor. Paga e tij, për shkak të pozicionit, ka qenë në mesataren e rrogave shtetërore.

Pra, duket qartë që llogaria e tejmbushur e Gentës nuk ka ardhur as nga paga e saj as e bashkëshortit (të ndjerë) por nga zyra e përmbarimit në të cilën ka mbushur xhepat mirë.

Gentës nuk iu durua të depozitonte 100 milionë lekë në bankë, siç nuk iu durua për të lënë xhenazen e të shoqit, duke i dhënë më parë prioritet vetingut  sesa varimit të bashkshortit të vetë.

Është e provuar që komisionerja  Genta Bungo Tafa ka dalë në punë ditën e varrimit të bashkshortit të saj ku ka dhënë vendim ndërshkimi kundër prokurorit Ramadan Troci.

Mesa kuptojmë komisioneres nuk i durohet aspak prandaj nuk rri të mundohet medosjet e  gjyqtarëve dhe komisionerëve të lidhur me botën e krimit dhe të korrupsionit.