Ndërtimi pa leje është vepër penale, e dënueshme sipas Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Në vendimin për gjyqtarin Medi Bici, vetë komisionerja Xhensila Pine shprehet se “në vitin 2008 u bënë amendimet e Kodit Penal, duke parashikuar për herë të parë ndërtimin pa leje, si figurë më vete dhe konkretisht neni 199/a i ligjit nr. 10023, datë 27.11.2008, parashikonte se: “Ndërtimi i paligjshëm i një objekti në tokën e vet dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit. Por kjo vepër e kryer në tokë publike ose shtetërore apo në tokën e tjetrit, dënohet me burgim nga një deri në 5 vjet.”
Komisionerët e Vetingut u zgjodhën si personat që përfaqësojnë “ajkën” e shoqërisë, nga të cilët do të vijë pastrimi i sistemit të drejtësisë. Por të dhënat zyrtare të siguruar nga “infront.al”, dëshmojnë një realitet krejt tjetër.
Rasti i Xhensila Pines është një prej atyre dëshmive se opinionit publik i janë fshehur të vërtetat dhe paligjshmëritë e komisionerëve. ILDKPI ka detyrimin ligjor ta hetoj administrativisht këtë fakte cila është në një heshtje totale.
E kuptojmë që Xhensila Pine ka dashur të krijojë një panoramë të bukur nga shtëpia e saj, por jo ndërtojë pa leje.