Parashikimi i motit, 25 shkurt 2021

Vijojnë kthjellimet të mbizotërojnë kushtet e motit në të gjithë vendin deri pas mesditës kur vranësira kalimtare shfaqen në veri dhe zonat lindore.

Mbrëmja dhe orët e natës paraqiten të kthjellëta. Temperaturat e ajrit nuk ndryshojnë gjatë mëngjesit, por mesdita vijon me një rritje të lehtë të tyre.

Vlerat minimale/maksimale në rang territori luhaten nga 2 në 20 apo 21 gradë Celsius. Era do të fryjë kryesisht e lehtë nga drejtimi veriperëndimor ndërsa dallgëzimi në brigjet detare do të jetë i ulët.