Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të shkurtra me diell në orët e para të ditës. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar.
Reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave si dhe stuhive afatshkurtër shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në zonën e Alpeve dhe relievet malore mbi 1500 metër të vendit do të ketë reshje të dobëta dëbore.
Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-10 m/sek në tokë ndërsa përgjatë vijës bregdetare erë e fortë deri në 20 m/sek, shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 4-5 ballë.