MeteoAlb parashikon se orët e para të ditës do të jenë në pjesën më të madhe të vendit në dominimin e kthjellimeve. Por, orët vijuese shfaqin në territor vranësira të lehta, të cilat do të krijojnë mundësi për reshje të karakterit lokal në zonat e thella malore Veriore të Shqipërisë.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 38°C.
Era do të fryejë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Perëndimor – Veriperendimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.
Ndërsa ditën e nesërme me 2 Korrik, sipas MeteoAlb, Shqipëria në Ultësirën Perëndimore do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta. Por, në zonat malore vranësirat do të jenë më të dukshme, duke krijuar mundësi për reshje të izoluara dhe të pakta në skajin Verior të vendit tonë.