Parashikimi i motit për ditën e sotme 10 maj 2021

Shqipëria do të ndikohet nga kthjellime dhe alternime vranësirash në zonat malore.

Sipas MeteoAlb masat ajrore me origjinë Jugore do të diktojnë mot me kthjellime e vranësira të lehta deri në mesditë kur vranësirat bëhen më të dukshme në zonat malore. Edhe pasditja vijon me kthjellime e vranësira kalimtare në Ultësirën Perëndimore ndërsa mbeten të dukshme vranësirat në zonat përgjatë kufirit lindor.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes POR mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 11°C deri në 30°C.