Orët e para të ditës së sotme, e hënë 17 Maj, do të paraqiten nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta, ku më të dukshme paraqiten në zonat Juglindore.
Pasditja dhe mbrëmja do të sjellin shtim të vranësirave në zonat malore, por zonat e ulëta dhe bregdeti do të mbeten sërish me kthjellime dhe kalime vranësirash të lehta.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 8°C zonat malore deri në 27°C zonat e ulët.
Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 40 km/h kryesisht nga drejtimi jugor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.