Parashikimi i motit/ Reshje me intesitet të lartë

Dita e sotme në vendin tonë do të karakterizohet me reshje të shumta shiu në të gjithë territorin. Reshjet do të jenë me intensitet më të lartë në zonat very-perëndimore, duke rrezikuar edhe përmbytje.

Reshjet intesive do të vazhdojnë deri të dielën pasdite.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -2°C në 04°C, në zonat e ulëta nga 06ºC në 12°C dhe në zonat bregdetare nga 10°C në 13°C.

Era do të fryej në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 6 ballë.

Edhe sot Kosova do të karakterizohet nga  alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin reshje në të gjithë territorin. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -1°C në 03°C dhe në zonat e ulëta nga 02°C në 06°C.